Grupi i mirënjohur tetovar “Elita 5” përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në protestën e ditës së premte.
Grupi si arsye të daljes në protestë ka thënë është ndotja e qytetit të Tetovës, e cila ka arritur në nivele alarmante.
“Urime Tetovarë, Edhe zyrtarisht jemi ne top 5 qytete më të ndotura në botë. Si duket helmi i Jugohromit nam keq, na e ka përgjumur trurin deri në masë që nuk po mendojmë as për të ardhmen e më të afërmve tanë “.
“Është e pafalshme të heshtet kjo që po na shërbehet. Në emër të sinonimit të Tetovës, grupit ‘Elita 5’, e marr guximin që publikisht të ju ftoj juve bashkëqytetarë, që të premten të na bashkoheni ne protestat gjithëpopullore kundër helmimit të Tetovës”, shkuan vokalisti i grupit “Elita 5”, Arif Ziberi. /Telegrafi/