Reperi i njohur shqiptar, Elinel, ashtu si shumë kolegë të tij, ka ndërprerë thuajse të gjitha aktivitetet muzikore shkaku i coronavirusit.
Këtë kohë të izolimit, ai po e shfrytëzon për ta kaluar pranë familjes së tij, bashkëshortes dhe dy vajzave.
Ndërkohë, ai po tregohet aktiv herë pas here edhe në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat ndonjë imazh nga përditshmëria e tij.
Së fundmi, reperi publikoi dy fotografi në InstaStory, ku tregonte se si ishte qethur tërësisht nga bashkëshortja e tij, Klementina.
Fillimisht, ai me shaka hodhi në InstaStory një imazh të kokës së tij të rruar pjesërisht, duke shkruar m shaka në mbishkrimin e saj: “Kur përlahesh me gruan sa është duke t’i prerë flokët”.
Më pas Elinel publikoi fotografinë e radhës, ku shfaqej me kokën tërësisht të qethur, duke shkruar: “Pasi e pranon që ti je kokëkrisur edhe gjithmonë ki faj vet”.
Reperi dhe bashkëshortja e tij përndryshe muaj më parë mirëpritën në jetë vajzën e tyre të dytë, të cilën e pagëzuan me emrin Sia. /Telegrafi/