Telegrafi

Elinel të hënën publikon “Bijt’ e Shqipes”

(Foto: Instagram/rrugaco)

Elinel i ka njoftuar fansat e tij se gjatë ditës së hënë do ta sjellë projektin e ri muzikor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, reperi ka bërë të ditur se kënga do të titullohet “Bijt’ e Shqipes” dhe do të jetë bashkëpunim.

Mirëpo, Granit Bajraktari (emri i vërtetë i reperit) nuk ka treguar se me kë do ta sjellë në bashkëpunim projektin e ri muzikor.

Ai e ka publikuar një video që është fragment nga kënga e re, të cilën do ta publikojë nesër (e hënë).

Nesër ora 17:00, ‘Bijt’ e Shqipes’ ft… Kush është gati le ta konfirmojë”, shkruan në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram. /Telegrafi/