Telegrafi

Elinel sjell këngën e re “Alo”

Foto: Elinel/Instagram

Reperi i njohur, Elinel, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Alo” titullohet kënga e tij më e re, e cila është hip-hop nën ritmet e baladës.

Muzika është realizuar nga producenti Dorant Beats, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar vet Elinel.

Klipi i këngës i është besuar produksionit Imagine Films, teksa në reperi vjen me një performancë mjaft interesante.

Kënga e tij e re vjen vetëm pak kohë pasi Elinel dhe bashkëshortja e tij, Klementina, u bënë prindër për herë të dytë.

Ata mirëpritën në jetë një vajzë në fillim të kësaj jave, të cilën e pagëzuan me emrin Sia.

Elinel vazhdon të jetë shumë i angazhuar me projekte të shumta muzikore, të cilat priten mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/