Telegrafi

Elinel publikon versionin audio të këngës “Last Chance”

Hip hop ylli Elinel ka publikuar projektin e ri të tij.

“Last Chance” është projekti i ri nga reper shqiptar, i cili vjen pa videoklip.

Muzika e këngës është punuar nga James Morrison.

Ndërsa, projekti është prodhuar nga B Devil Beatis, kurse kopertina e singlit nga Arian Rrecaj.

Reperi kështu pason projektin e tij të suksesshëm me Samantën.

“Vonë” u prit shumë mirë nga publiku.

Klipi i xhiruar në një ambient dimëror, e shfaqi reperin me një repturë të fuqishme. /Telegrafi/