Telegrafi

Elinel publikon klipin e këngës “Nëpër kohë”

(Foto: Instagram/rrugaco)

“Nëpër kohë” mban titullin kënga më e re e Elinel, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Projekti është prodhim i Deard Sylejmanit, i cili e ka bërë edhe ‘beat-in’ dhe instrumentalin.

Ndërkaq, si gjithmonë, tekstin e ka shkruar vet Granit Bajraktari (emri i vërtetë i Elinel).

“’Nëpër kohë’ është publikuar tash, etiketojeni një person të dashur”, ka shkruar reperi në njoftim.

Edhe për konceptin dhe realizimin e videoklipit është angazhuar vet Elinel që është publikuar nga Fole Publishing. /Telegrafi/