Reperi i njohur shqiptar, Elinel, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor “Shumë shpejt”.
Kënga është e zhanrit hip-hop, gjersa teksti i saj flet për vështirësit e jetës dhe zgjedhjet e gabuara që bëjnë njerëzit.
Kënga është realizuar nga Dorant Beats, gjersa për tekstin është kujdesur vet Elinel.
Masteringu është realizuar nga Deart Sylejmani në studion Nome Entertainment.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip me skena të ftohta, i cili i përshtatet mjaft mirë temës që kënga trajton.
Ana vizuale i është besuar produksionit nga Prishtina, Imagine Films. /Telegrafi/