Ai javë më parë lansoi këngën e re me videoklip “President”, në të cilën e shpreh mllefin ndaj politikës në vendin tonë.
Dhe reperi Elinel sot (e diel), publikoi projektin e ri muzikor të titulluar “Mas shpine”, i cili vjen i shoqëruar edhe me klip.
Muzikën e këngës e ka realizuar producenti i njohur kosovar, Cricket, ndërsa bashkëpunon me të që një kohë të gjatë.
Masterizimin e ka bërë Nome Entertainment, kurse për videon është përkujdesur Kreshnik Ukiqi.
Elinel thuajse në çdo projekt të tij sjell tema e tekste mjaft unike, e mbi të gjitha përçon mesazhe mjaft domethënëse për të gjithë.
I njëjti vazhdon të konsiderohet një prej reperëve më të dashur për publikun dhe deri më tani solli projekte e bashkëpunime të ndryshme me emra të njohur të estradës. /Telegrafi/