Reperi i njohur, Elinel, ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.
“Hyjneshë” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Këtë prurje muzikore duket se ia ka kushtuar Prishtinës, në vendin ku është rritur.
Teksti është shkruar nga vet artisti me producim nga Deard Sylejmani.
Për ‘beat’-in vlen të ceket se është përkujdesur Nxnja Old School.
Videoja ndërkohë iu besua Flakron Zharkut dhe Ask Jack.
Granit Bajraktari (emri i vërtetë) shquhet për projektet e veçanta që sjellë, me anë të të cilave thuajse gjithnjë transmeton mesazhe. /Telegrafi/