Reperi i njohur Elinel ka pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të fundit, këngën dhe klipin “Qmos”, i cili është pritur mirë nga publiku.
Ndërkohë, ai është shumë i kërkuar nga fansat për të performuar edhe nëpër koncerte, apo mbrëmje muzikore të ndryshme.
Ai është herë pas here aktiv edhe në rrjetet sociale, ku ndan me fansat ndonjë imazh nga jeta e tij e përditshme.
Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaqet duke shijuar një kafe nën shoqërinë bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Ai shfaqet shumë i lumtur pranë tyre, teksa është shprehur shpesh nëpër intervista se ndjehet i bekuar që ka një familje të shëndoshë. /Telegrafi/