Telegrafi

Elinel lanson klipin e këngës “Qmos” (Video)

Reperi i njohur nga Prishtina, Elinel, ka lansuar videoklipin e ri të këngës me titull “Qmos (Predator)”.

Muzika e këngës është realizuar nga BigDeal Records, ndërsa tekstin e ka shkruar vet reperi. Anën vizuale e ka përgatitur produksionin Pink Moon.

“Ky projekt është sinonim i fjalës guxim. Guxim që njerëzit të mbështesin kreativitetin pa asnjë lloj censure që mund të pësojnë duke e lodhur veten se si do të pritet nga të tjerët. Është projekt i pa-kompromis”, pati deklaruar për Telegrafi, reperi, emri i vërtetë i të cilit është Granit Bajraktari.

Kujtojmë se viti 2016 ishte shumë i suksesshëm për Elinel, gjatë të cilit erdhi me disa bashkëpunime dhe këngë solo.

Disa nga bashkëpunëtorët e tij ishin Alban Skënderaj, reperi 2Po2 e Butrint Imeri. /Telegrafi/