“Psimfoni” është titulli i këngës më të re, të cilën e ka publikuar reperi Elinel.
Kënga është publikuar në YouTube dhe është shoqëruar me një videoanimacion.
Ky projekt pason këngën “Veç fjalë”, e cila u lansua në fund të muajit shkurt së bashku me videoklip.
Reperi ka qenë shumë aktiv gjatë këtij viti, ndërsa në fillim të muajit shkurt e publikoi këngën “Last Chance”.
Ajo këngë u lansua vetëm në versionin audio, ndërsa materialet e fundit muzikore janë pritur mirë nga fansat e Elinel. /Telegrafi/