Telegrafi

Elinel lanson këngën “Pijaneci”

Elinel në klipin e ri (Foto: YouTube)

“Pijaneci” është titulli i këngës më të re, të cilën e ka publikuar reperi Elinel.

Kënga është publikuar në YouTube dhe është shoqëruar me një videoklip mjaft të veçantë.

Ky projekt pason këngët “Larg” dhe “Zotit”, të cilat u lansuan në muajin prill dhe maj.

Lexo po ashtu Elinel publikon një fotografi nga fëmijëria

Reperi shqiptar gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktiv me materiale muzikore, derisa janë pritur mjaft mirë nga fansat e tij.

Elineli po vazhdon të jetë i angazhuar në tregun tonë, stili muzikor i të cilit ka bërë që të ketë një numër të madh të fansave. /Telegrafi/