Reperi i njohur Elinel ka qenë i ftuar mbrëmë në spektaklin Top Show Magazine.
Ai ka rrëfyer për më të rejat e tij në karrierë dhe jetën private, duke mos lënë pa përmendur edhe projektet e tij të suksesshme ndër vite.
“Trileqe” një bashkëpunim shumë i komentuar i tij me Fjolla Morinën, është pa diskutim një ndër këngët më të klikuara të reperit.
I pyetur për idenë e bashkëpunimit, Elinel tregoi se gjithçka erdhi spontanisht, dhe se mund të lëvrojë në çfarëdo zhanri të muzikës që i pëlqen, pavarësisht se “Trileqe” është një nga këngët për të cilën ai ka marrë më së shumti kritika.
Ai madje shton se për këngën “Trileqe” ka dashur t’iu tregojë kolegëve dhe të gjithëve që për 10 minuta, mund të bëjë një super hit. /Telegrafi/