Telegrafi

Elinel bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë Sia

Foto: Elinel/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Elinel, është bërë baba për herë të dytë.

Ai dhe partnerja e tij, Klementina Arifi, kanë mirëpritur në jetë një tjetër vajzë.

Elinel dhe bashkëshortja e tij, Klementina Arifi (Foto: Elinel/Instagram)

Këtë gjë ai e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke pozuar pranë të bijës së porsalindur.

Në mbishkrimin e imazhit, Elinel, ka bërë të ditur se vajza e tyre e dytë quhet Sia.

Sia nga anglishtja do të thotë “Më fal që pyeta”, teksa në hebraisht ka kuptimin e njeriut që ndihmon.

“Sia, jam i bekuar”, ka shkruar reperi nga Prishtina në Instagram, teksa ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit. /Telegrafi/

Foto: Elinel/Instagram