Telegrafi

Eliminohen Partizani dhe Shkëndija, Laçi kalon në raundit e tretë në Ligën e Konferencës

Klubet shqiptare, Partizani dhe Shkëndija nuk kanë arritur të kalojnë raundin e dytë në Ligën e Konferencës, pasi janë eliminuar, ndërsa Laçi ka siguruar kualifikimin tutje.

Eliminimit të Dritës i janë bashkuar edhe Partizani i Tiranës dhe Shkëndija e Tetovës, ndërsa kualifikimit të Prishtinës i është bashkuar Laçi.

Partizani nuk ka arritur t’i bëjë ballë Baselit pasi është mposhtur 0-2 në ndeshjen kthyese të raundit të tretë.

Nën-kampioni i Shqipërisë është eliminuar nga ky raundi pasi humbi 3-0 edhe ndeshjen e parë në Zvicër.

Edhe kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija është eliminuar pasi është mposhtur 0-1 nga Riga.

Shkëndija humbi edhe takimin e parë 2-0 dhe u eliminua me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Kështu, nuk mund të themi edhe për Laçin që u tregua i fortë për rumunët e Universitetao Cracovia duke luajtur baras 0-0 në ndeshjen kthyese.

Laçi kalon tutje në raundit e tretë të Ligës së Konferencës pas fitores 1-0 në Shqipëri. /Telegrafi/