Klubet shqiptare, Partizani dhe Shkëndija nuk kanë arritur të kalojnë raundin e dytë në Ligën e Konferencës, pasi janë eliminuar, ndërsa Laçi ka siguruar kualifikimin tutje.
Eliminimit të Dritës i janë bashkuar edhe Partizani i Tiranës dhe Shkëndija e Tetovës, ndërsa kualifikimit të Prishtinës i është bashkuar Laçi.
Partizani nuk ka arritur t’i bëjë ballë Baselit pasi është mposhtur 0-2 në ndeshjen kthyese të raundit të tretë.
Nën-kampioni i Shqipërisë është eliminuar nga ky raundi pasi humbi 3-0 edhe ndeshjen e parë në Zvicër.
Edhe kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija është eliminuar pasi është mposhtur 0-1 nga Riga.
Shkëndija humbi edhe takimin e parë 2-0 dhe u eliminua me rezultat të përgjithshëm 3-0.
FT / Kuqezinjtë përfundojnë këtu garat Europiane.#Shkëndija pic.twitter.com/P8Th6e9bP9
— Shkëndija Football Club (@fcshkendija) July 29, 2021
Kështu, nuk mund të themi edhe për Laçin që u tregua i fortë për rumunët e Universitetao Cracovia duke luajtur baras 0-0 në ndeshjen kthyese.
Laçi kalon tutje në raundit e tretë të Ligës së Konferencës pas fitores 1-0 në Shqipëri. /Telegrafi/