Site icon Telegrafi

Eliminimi i Xhenetës thotë se ka qenë i manipuluar, Drenusha e ndërpret Edin – nuk e lë të flas

Drenusha Latifi dhe Eduart Kuqi kanë diskutuar me njëri-tjetrin për eliminimin e Xhenetës pas spektaklit të së hënës.

Xheneta ka qenë banorja që u eliminua në këtë format, derisa po garonte me banoren e lartpërmendur.

Ajo u largua nga shtëpia më e famshme në Kosovë dhe më pas i qëlloi bileta e kthimit.

Foto: Screenshot/TikTok

E për këtë, konkurrenti i ri hodhi dyshime se e gjithë kjo situatë ka qenë e manipuluar.

“Kjo bileta e kthimit”, tha në fillim Latifi.

Lexo po ashtu U largua nga Big Brother, por Xheneta kthehet sërish me biletë

Edi më pas ia ktheu: “Unë jam i bindur 100 për qind se ka qenë e manipuluar”.

Foto: Screenshot/TikTok

Drenusha më pas e pengoi të fliste, gjersa shtoi: “Shhhh, u kalle bre Edi për me fol”.

Ky ishte një avantazh i Gresë Gashit për të çuar në nominim dy banorë, pas sfidës që e fitoi për t’u shpallur kapitene e javës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version