Ajo sot është një nga këngëtarët më të mira të muzikës popullore, por 30 vjet më parë, Eli Fara ka qenë mësuese e ciklit fillor në zonën e Korçës.
Në një klasë të improvizuar në emisionin e E Diell në Top Channel, moderatorët u vunë në rolin e nxënësve, Manushi në rolin e drejtorit të shkollës ndërsa këngëtarja si mësuese.
Kur u pyet sesi i kujtonte ditët e para të martesës së saj asokohe, në shtëpinë e ish-bashkëshortit, Eli Fara i kujton përmes disa episodeve.
“Unë isha në shkollë kur u martova. Janë ca histori që nuk thuhen, por mbaj mend që isha shumë e turpshme dhe nuk haja bukë. Nëse nuk më jepnin të haja, rrija pa ngrënë”, ka deklaruara ajo.
Këngëtarja pohoi se i respektonte të gjitha zakonet e shtëpisë tamam si një nuse me taban. Pyetjes se kur filloi të hante tamam bukë, Eli Fara i ka dhënë këtë përgjigje: “Kur u ndava!”.
Ajo ndër të tjera tha se në kohën kur punonte mësuese, djemtë i mbante pak më shumë me hatër se vajzat, sidomos ata çapkënë, ndonjëherë vinte edhe katra, por nuk e tepronte.
Hartimi që i ka bërë më shumë përshtypje ka qenë i një nxënëseje që e përshkruante mësuesen Elin, të bukur dhe me thonj të gjatë.
“Në vitet e tetëdhjeta mbajtja e thonjve të gjatë në Shqipëri konsiderohej shumë moderne për kohën dhe ndaj më ka mbetur në mendje”, ka kujtuar duke buzëqeshur këngëtarja.