Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, ka festuar të martën ditëlindjen e saj të 52-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Një nga befasitë më të këndshme që i janë bërë këngëtares në këtë ditë, ishte ajo nga rrethi i saj i ngushtë.
Vajza e saj bashkë me njerëzit më të afërm, i kanë organizuar një festë teksa i kanë sjell tortën me qirinj, pas përfundimit të darkës së ditëlindjes.
Nga atmosfera, shihet se këngëtarja ka qenë tejet e lumtur me këtë befasi që i është bërë.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet që ajo ka pranuar nga fansat dhe ndjekësit e vajzës së saj, Marinës, e cila ka publikuar videon e befasisë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. /Telegrafi/