Site icon Telegrafi

Eli Fara: Me Aurelën, nuk kemi menduar ta sfidojmë njëra-tjetrën

Aurela Gaçe dhe Eli Fara (Foto: Instagram/aurelagaceofficial)

Dy këngëtaret, Eli Fara dhe Aurela Gaçe, kanë një miqësi speciale me njëra-tjetrën prej më shumë se 25 vitesh.

Konsiderohen ndër më të mirat në muzikë, secila në zhanrin e saj, vokal dhe performancë, por a ka menduar ndonjëherë Eli  ta sfidojë Gaçen.

“Nuk na ka shkuar nëpër mend ta sfidojmë njëra-tjetrën. Ne kemi një kimi, një energji pozitive që lidhet me mentalitetin që ne kemi, për mënyrën sesi jemi rritur dhe formuar”, ka thënë Eli në emisionin E Diell në Top Channel.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eli Fara

“Aurela është unike, është njish, i do njerëzit, shpërndan energji kudo si në skenë dhe në jetën e përditshme”, ka shtuar këngëtarja.

Mirëpo çfarë mendoi Eli Fara kur pa për herë të parë mikeshën e saj të ngushtë duke bërë pompa në skenë: “Ua sa i shkon, sa bukur duket! Bravo i qoftë”.

Miqësia e Eli Farës dhe Aurela Gaçes konsiderohet si një nga rastet e rralla, ku artistet e vërteta dinë të jena dhe mikesha shumë të mira.

Exit mobile version