Në estradën shqiptare gjithmonë e më shumë po shfaqen artist të rinj.
Njëri prej tyre është edhe rep-artisti Eli, i cili ka zgjedhur që të mahnit audiencën me këngën e tij të re.
“Leyla” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur bashkëpunëtori i tij Andin Randobrava.
Tekstin e kanë shkruar vet artistët, teksa edhe pjesa vizuale ishte mjaft e kompletuar, me pamje nga bregdeti.
Vlen të përmendet se projekti i dyshes është pritur shumë mirë nga publiku, duke marrë edhe klikime në YouTube. /Telegrafi/