Telegrafi

Elhaida në jurinë e zbulimit të talenteve “Chance”

Këngëtarja dhe fituesja e edicionit të parë të “The Voice of Italy”, Elhaida Dani së bashku me aktoren e famshme italiane, Maria Grazia Cucinotta, do të jenë dy nga tre emrat që do të zënë vendin në panelin e jurisë të programit italian Chance në Agon Channel Italia.

Versioni italian i formatit Free Pass, Chance përzgjedh figurat e reja televizive që do të jenë pjesë e kanalit italian në formate të ndryshme, transmeto n Telegrafi.

Programi prezantohet nga hyrja më e re në këtë kanal, ish moderatorja e njohur e Rai, Veronica Maya përkrah Marco Senise.

Vetë prezantuesja ka zbuluar dy emrat e rinj të jurisë dhe ka paralajmëruar dhe një tjetër personazh të fortë, mjaft të dashur për publikun, që do të plotësoj panelin e jurisë, pjesë e një seriali shumë të ndjekur. /Telegrafi/