Telegrafi

Elhaida Dani sjellë projektin “Amazing” (Video)

Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, ka vendosur ta kurorëzojë ndryshe suksesin e saj në festivalin “Kënga Magjike”.

Ajo rrëmbeu çmimin e “Kritikës” dhe vendin e dytë në festivalin e madh të muzikës argëtuese shqiptare.

Elhaida reagoi pas festivalit duke thënë se ndërmorri një rrezik të madh, kurse suksesin vendosi ta kurorëzojë ndryshe.

Ajo ka publikuar projektin “Amazing”, që është versioni shqip i këngës me të cilën mori pjesë në Kënga Magjike.

Muzika dhe Teksti janë punuar nga vet Elhaida, kurse në ndihmë i ka dalë Darko Dimitrov.

Videoklipi u realizua nga Foxes Film Studio në regji të Edlira Bahollit.

Elhaida konsiderohet një nga këngëtaret më të mira shqiptare. Ajo më parë përfaqësoi vendin në Eurovision. /Telegrafi/