Site icon Telegrafi

Elhaida Dani reagon për herë të parë pas ‘kryqëzimit’ që iu bë për romancën e saj të re me balerinin e DWS

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, ka qenë pa dyshim një prej konkurrenteve më të forta të spektaklit ‘Dancing With The Stars’.

Krahas balerinit Ledian Aglliu, ajo zhvilloi një sërë vallëzimesh të ndryshme nga java në javë, deri në mbrëmjen gjysmëfinale kur edhe dyshja deklaruan publikisht romancën e tyre.

Ata dhuruan një puthje publike gjatë vallëzimit të tyre, teksa komentet e shumta nga ana e ndjekësve në rrjetet sociale nuk munguan – duke qenë se Lediani ka qenë i fejuar më herët dhe ishte ndarë vetëm para pak kohe.

Elhaida Dani dhe Lediani (Foto: DWS)

Interpretuesja e hitit “I’m Alive” vendosi që përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, të shpjegojë gjithçka – duke theksuar mes të tjerash se nuk është ajo arsyeja e ndarjes së ish-çiftit të mëparshëm.

“E kuptoj që si personazh publik, veprimet dhe zgjedhjet e mia kanë peshë dhe ndikim tek ata që më shikojnë dhe më ndjekin. Jam gjithashtu shumë e vetëdijshme që shumë prej jush më shohin si model frymëzimi. Megjithatë, nga reagimet kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana të cilat ne i kemi sqaruar para se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni nuk kam thyer asnjë kod, qoftë edhe moral. Por nuk jam unë personi që duhet ti sqarojë mirë për publikun”, ka shkruar mes të tjerash Elhaida.

Foto: Elhaida Dani/InstaStory

Përndryshe, këtë javë ‘Dancing With The Stars’ do të zhvillojë mbrëmjen finale, ku artistja shkodrane është një prej finalisteve. /Telegrafi/

Exit mobile version