Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
“Vetja” mban titullin kënga e saj e re,e cila është një baladë e lehtë në zhanrin R&B.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga Kledi Bahiti, gjersa incizimi është kryer në studion e Threedots.
Kënga është vizualizuar me një klip të thjeshtë, në të cilin këngëtarja shkodrane vjen me një paraqitje mjaft të kuruar dhe elegante.
Vizualizimi i është besuar regjisores së njohur nga Tirana, Ajola Xoxa.
Elhaida Dnai përndryshe po përmbyll një vit mjaft të suksesshëm në karrierë, ku mes të tjerash veçohet pjesëmarrja e saj në ‘Dancing With The Stars’, ku ka arritur të kualifikohet deri në finalen e madhe. /Telegrafi/