Telegrafi

Elhaida Dani-Dua Lipës pas takimit në koncert: Dua, të dua

Foto: Elhaida Dani/Instagram

Të hënën më 19 nëntor, në teatrin “Argentina” në Romë të Italisë, është mbajtur një koncert recital, në nderim të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Ky koncert u mbajt në nderim të 550 vjetorit të vdekjes së tij, teksa të pranishëm në koncert ishin figura të shumta shqiptare, ndër ta edhe zërat më të mirë të kombit.

Koncerti i këngëtarëve të famshëm shqiptarë për Skënderbeun në Romë (Foto: Elahaida Dani/Instagram)

Dua Lipa, Inva Mula, Ramë Lahaj, Ermal Meta e Elhaida Dani janë vetëm disa nga këngëtarët që interpretuan para publikut.

Këngëtarja shqiptare e suksesshme në Itali, Elhaida Dani, e cila interpretoi këngën e famshme italiane “Adogia”, ka pasur rastin që në prapaskenë të takohet me artisten e famshme shqiptare, Dua Lipën.

Dani ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram dy fotografi, ku shfaqet gjatë takimit të saj me Duan.

Në mbishkrimin e fotografisë, Elhaida i bën një dedikim të veçantë këngëtares shqiptare, duke i thënë se e do ashtu siç është edhe domethënia e emrit të saj.

“Dua, të dua, sa krenare me ty”, ka shkruar Elhaida Dani në Instagram, ndërsa dukej e buzëqeshur pranë artistes Lipa në fotografi.

Ndërkohë, Dua Lipa mori pjesë në këtë koncert së bashku me të gjithë familjarët e saj, ndërsa ka interpretuar para publikut kolonën e njohur zanore “Homesick”. /Telegrafi/