Telegrafi

Elhaida Dani drejt suksesit ndërkombëtar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, tash e sa kohë nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri në skenën muzikore.

E kjo ka arsye të veçantë, pasi ajo po bëhet gati për depërtim në tregun ndërkombëtar.

Bukuroshja ka punuar këngën e re, një detaj që ajo vet e ka zbuluar.

Elhaida po vjen me një bashkëpunim me kanadezin Nathanel, e dyshja tashmë janë në finalizim të projektit.

“Kjo tregon se bota është e vogël. Nga Kanada në Australi krijuam një këngë që e dua shumë dhe mezi pres t’ua tregoj. Ja një paradhënie të këtji dueti që do të publikohet në tetor”, ka shkruar Elhaida.

Bukuroshja më parë ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision dhe sigurisht do ta ketë të lehtë një depërtim në tregun ndërkombëtar për shkak të kësaj prezence.

Elhaida konsiderohet një prej zërave më të ëmbël të skenës muzikore. /Telegrafi/