Artisti shqiptar, Elgit Doda, prej kohësh ka nisur përgatitjet për një album të ri.
Ai ka njoftuar së fundmi ndjekësit se nesër (e martë) do të sjellë këngën e re nga ky album.
Për këtë projekt, producenti i njohur ka bashkuar forcat me reperin e “O.T.R”, Elai.
“Nesër del kënga e parë e albumit Melomaniac me Elai. Mërzia 18:00”, ka shkruar ai.
Pavarësisht kësaj, Elgiti nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth këtij albumi.
Besohet se të gjitha këngët do të priten mirë e do të pëlqehen nga publiku.
Ai shquhet për vokalin si dhe për tekstet e ndjera që realizon, i cili qëndron edhe pas shumë hiteve. /Telegrafi/