Kantautori i njohur, Elgit Doda, ka bërë të ditur se nesër (e hënë) do ta lansojë projektin e ri muzikor.
Ai do të vijë me një bashkëpunim me Ilger Alliun që do të shoqërohet me videoklip.
Njoftimin për këtë projekt muzikor e ka bërë Elgiti përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Të hënën ora 18:00. Video e re muzikore”, ka shkruar në njoftimin e tij kantautori.
Kënga do të mbajë titullin “A ma fal”, ndërsa Doda e ka publikuar edhe një pjesë të videos muzikore në Instagram.
Në bazë të asaj që shihet, do të jetë një klip veror që është xhiruar nga Max Production.
“Vjen së shpejti”, thuhet në njoftimin e këngëtarit për videoklipin e ri. /Telegrafi/