Telegrafi

Elgit Doda sjell një version të ri të këngës “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës

Këngëtari nga Shqipëria, Elgit Doda, në Ditën e Flamurit ka sjell një version të ri të këngës “Mora Fjalë”.

Projekti, i cili i përket artistes Shkurte Fejza, është përpunuar në mënyrë të veçantë nga 33-vjeçari.

Teksti dhe muzika është punuar nga Naim Gjoshi dhe u publikua nga Fole Publishing.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga tashmë ndodhet në YouTube, e që njëherësh erdhi si dhuratë për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Elgiti këtë verë ka qenë një nga emrat më të kërkuar në treg në mbrëmje e koncerte.

Ai ka qenë i pranishëm në evente të ndryshme brenda dhe jashtë trojeve shqiptare me vëllezërit Veshaj, Donaldin dhe Romeon.

Besohet që edhe ky projekt në një formë tjetër do të pëlqehet nga publiku. /Telegrafi/