Artisti i njohur shqiptar, Elgit Doda, është ndër më të pëlqyerit në estradën shqiptare.
Ai në rrjete sociale është tejet aktiv, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme të pathëna nga jeta e tij.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, këngëtari ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e ri muzikor.
“Thare” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur vet Doda.
Për videon artistike ku shfaqet i përgjakur është përkujdesur Fullmoon Production.
Një këngë e tillë nga ana e tij është pritur mirë nga adhuruesit e muzikës së tij, duke grumbulluar me mijëra klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/