Këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar, Elgit Doda, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Vetëm” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka shoqëruar me një video atraktive.
Tekstin e ka shkruar vet artisti në bashkëpunim me Alban Kondin, kurse për producimin po ashtu është përkujdesur Doda.
Miksimin dhe masterizimin e kësaj kënge e ka bërë Marenglen Boja, ndërsa videoja i është besuar Andi Allkos.
Projekti tashmë është i disponueshëm në YouTube në kanalin zyrtar të Elgit Dodës.
Ky i fundit ndërkaq qëndron prapa shumë projekteve e hiteve shqiptare, si një producent shumë i suksesshëm në Shqipëri. /Telegrafi/