Elgit Doda është ndër këngëtarët shqiptarë që pëlqehet për projektet e tij muzikore.
Ai në rrjete sociale është mjaft aktiv, duke ndarë më shumë momente nga puna e tij në studio.
Kështu, në një fotografi të shpërndarë në Instagram, ai ka bërë të ditur për fansat se do të lansojë këngën e re.
“Vetëm” mban titullin prodhimtaria muzikore, e cila do të jetë në platforma digjitale nesër (e hënë) rreth orës 17:00.
Ai po ashtu ka ndarë edhe një imazh në formatin bardh e zi, teksa shihet duke pirë cigare.
Sidoqoftë kësaj, “Parajsa” ime është bashkëpunimi tij i fundit me kantautorin e njohur, Alban Skenderaj. /Telegrafi/