Telegrafi

Elgit Doda ironizon Big Brother: Ma skualifikoni tre orë atë shokun tim sa të pi një kafe dhe futeni brenda sërish

Këto ditë bëri bujë të madhe përjashtimi i Egla Cenos nga Big Brother VIP Albania 3.

Kjo për faktin se ditën e djeshme (e hënë) u publikua një video, ku shihej se ajo nuk ishte larguar nga shtëpia.

Komentet në rrjet kanë qenë të shumta duke aluduar se e gjithë kjo skemë u bë për 1 Prill, e njohur ndryshe si ‘Dita e Gënjeshtrave’.

Foto: Screenshot/Instagram

Për këtë pati reagime të shumta e një i tillë u bë edhe nga producenti Elgit Doda.

Ai ka ironizuar duke kërkuar që ta nxjerrin nga shtëpia mikun e tij të ngushtë, Romeo Veshajn, për të pirë kafe e të kthehet sërish.

Lexo po ashtu Nuk ka izolim për të, Egla Ceno fotografohet rrugëve të Tiranës

“Ore ma skualifikoni nja 3 a 4 orë atë shokun tim sa të pi një kafe ne futeni brenda prapë. Meqë është edhe 1 Prill”, ka shkruar ajo.

E më pas Egla ishte parë në rrugët e Tiranës, gjë që la vend edhe për më shumë dyshime në atë që ka ndodhur në të vërtetë.


Sidoqoftë, pritet të mësohet e vërteta rreth kësaj në spektaklin e natës së sotme (e martë). /Telegrafi/