Telegrafi

Elgit Doda dhe Ermal Fejzullahu së shpejti me këngë të re

Këngëtari dhe producenti i njohur shqiptar, Elgit Doda, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në llogarinë e tij personale, Instagram.

Ai bën me dije gjithashtu se është bashkëpunim dhe se po vjen me Ermal Fejzullahun.

“Kënga e re në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

I njëjti ka shkëputur edhe një fotografi nga xhirimet e videoklipit të ri, për të cilin nuk ka dhënë më shumë detaje.

Elgiti përndryshe pak ditë më parë kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me bukuroshen Klea Huta.

Ata organizuan një dasmë madhështore në Himarë me miq dhe familjarë. /Telegrafi/