Site icon Telegrafi

Elezi: Helmimi s’ka ndodhur në QNR, por në Ministrinë e Infrastrukturës

Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00, si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve.

Lexo po ashtu Nëntë nga 26 zyrtarët e KQZ-së dërgohen në Klinikën Infektive, dyshohet se janë helmuar

Zëdhënësi i KQZ-së Valimr Elezi, ka sqaruar se helmimi nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit të Votave por në Ministrinë e Infrastrukturës

Lexo po ashtu Vëzhguesi i organizatës Germin: Pasi janë hapur zarfet kanë filluar reaksione të skuqjes, në duar, sy dhe kruarje

“Sa për sqarim, ngjarja nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues. Puna në QNR është duke vijuar me normalitet”, ka thënë Elezi.

Lexo po ashtu Zarfet e ardhura nga Serbia që shkaktuan alergji te zyrtarët e KQZ-së, ndërpresin procesin e verifikimit të votave

Prokurori dhe Policia janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet.

Exit mobile version