Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për kryetar të Klinës, Zenun Elezaj, ka theksuar se ai brenda katër viteve do t’i rrisë investimet në bujqësi në 1 milionë euro.
Elezaj në emisionin “Debat D”, të “RTV Dukagjini”, ka theksuar se ai do ta ndihmojë bujqësinë sepse buxheti aktual – i ndarë në Komunën e Klinës për këtë sektor – është vetëm 45 mijë euro.
“Në kemi parapa heqjen e të gjitha taksave komunale për investitor – për bizneset që punësojnë 3 punëtorë të rinj, ose që punësojnë një person me të meta fizike”, ka shtuar Elezaj. /Telegrafi/