Coronavirusi pas rreth dy muajsh kthehet në Komunën e Klinës.
Kryetari Zenun Elezaj thotë për RTV Dukagjinin se personi i infektuar nuk është nga Klina por që ka aktivitet biznesor në këtë komunë.
“Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe po e monitorojmë gjendjen e tij”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Elezaj thotë se personi në fjalë sigurisht se ka pasur kontakte por që sipas tij Instituti i Shëndetësisë Publike ka shumë ngarkesë.
“Bashkë me IKSHP-në kemi bërë listën e kontakteve që do të testohen por dihet që pas lirimit të masave ka një ngarkesë”.
Kryetari i Klinës thotë se biznesi momentalisht është mbyllur dhe është dezinfektuar hyrja ku punëtori ka banuar me qira.
“Tani më ai është kthyer në fshatin e tij në Komunën e Pejës”.
Elezaj thotë se tashmë qytetarët kanë mposhtur psikologjikisht virusin dhe nuk po ruhen duke rritur mundësinë e infektimit./Telegrafi/