Artistja më e re në estradën shqiptare, Elevan, qysh në projektin e saj të parë ka rrëmbyer zemrat e fansave.
Kjo për shkak të paraqitjes së mrekullueshme skenike dhe talentit të saj në muzikë, ndërsa të dyja i ka në nivel.
Sidoqoftë, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Elevan, e cila jeton në Austri, ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e ri.
“Shko” titullohet kënga, e cila erdhi në dy gjuhë, gjermanisht, kurse refrenin në shqip.
Në klip ajo është shfaqur atraktive, ndërsa shihet se është përkujdesur në secilin detaj të mundshëm.
Sidoqoftë, para disa javësh, bukuroshja brune kishte publikuar edhe këngën “Merci”, e që u prit mjaft mirë. /Telegrafi/