Site icon Telegrafi

Eleni ndez atmosferën me performancën e saj në Eurovision

(Foto: Getty Images)

Eleni Foureira është përfaqësuesja e Qipros në ‘Eurovision 2018’ me këngën “Fuego”.

Këngëtarja shqiptare ka bërë një tjetër paraqitje mbresëlënëse në skenën e Festivalit Evropian të Këngës, por kësaj radhe në finalen e madhe.

https://twitter.com/Eurovision/status/995409866070999040

31-vjeçarja ‘e ndezi’ skenën në Altice Arena të Lisbonës me performancën e saj skenike.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për EUROVISIONIN

Eleni arriti të kualifikohej në finale pas paraqitjes bindëse në mbrëmjen gjysmëfinale duke siguruar votat e nevojshme.

https://twitter.com/westallecs/status/993962594200358913

Foureira ka lindur në Shqipëri, por që në fëmijëri u largua drejt Greqisë së bashku me familjen, vend i cili ia hapi dyert e suksesit, duke u shndërruar në një prej këngëtareve më të mira të muzikës pop atje. Ndërsa në Eurovision, ajo e përfaqëson Qipron.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Eleni kishte rrëfyer shumëçka rreth përgatitjeve që kishte bërë për Festivalin Evropian të Këngës.

“Jam shumë e entuziazmuar dhe falënderuese që Qipro më ka zgjedhur mua për ta përfaqësuar në ‘Eurovision 2018’. Ndjehem e nderuar dhe do të jap më të mirën time në skenë”, kishte deklaruar ajo.

Këngëtarja ka vazhduar rrëfimin e saj duke treguar se pse kënga e saj titullohet “Fuego” dhe çfarë është domethënia e saj.

Eleni Foureira (Foto: Getty Images)

“Kënga përshkruan një fuqi të pandalshme të një personi që ka punuar kaq shumë për ta bërë ëndrrën e tij realitet, dhe se duke besuar vërtet mund të arrish të gjitha synimet tua. Çdokush nga ne ka një zjarr brenda shpirtit”, ishin fjalët e Elenit. /Telegrafi/

Exit mobile version