Telegrafi

Eleni falënderon fansat që ndoqën performancën e saj në Tiranë

Eleni Foureira (Foto: Getty Images)

Në javën e kaluar, Eleni Foureira ka mbajtur një koncert në Tiranë, ku ishin mbledhur mijëra fansa për ta ndjekur atë nga afër.

Këngëtarja, e cila përfaqësoi Qipron në Eurovision, është shprehur e kënaqur me shqiptarët e grumbulluar në kryeqytet për të shikuar performancën e saj.

Ajo e ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku dëgjohen fansat duke kënduar bashkë me të.

“Faleminderit Tirana. Ishit fantastikë”, ka shkruar Eleni në Instagram.

Lexo po ashtu Lajmet nga ELENI

Foureira, e cila ka lindur në Fier të Shqipërisë, ishte një prej tre shqiptarëve që ishin pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit.

Në Festivalin Evropian të këngës të vitit 2018, ajo e përfaqësoi Qipron me këngën “Fuego”, ndërsa ishte shumë pranë që ta fitonte garën, mirëpo mbeti prapa përfaqësueses së Izraelit, Netta, e cila triumfoi.

Eleni që si fëmijë u largua për në Greqi së bashku me familjen, vend i cili do t’i hapte dyert e suksesit, duke u shndërruar në një ndër këngëtaret më të mira të muzikës pop të atij vendi. Megjithatë, ishte Qiproja vendi që e zgjodhi për ta përfaqësuar në Eurovision. /Telegrafi/