Site icon Telegrafi

Elena Tafa, prezantuesja atraktive e lajmeve e cila merr vëmendjen me paraqitjet e saj në televizion

Me hapjen e televizioneve të reja në tregun medial në Kosovë, shumë fytyra të reja i janë shtuar ekraneve të transmetimit.

Një ndër to është edhe bukuroshja Elena Tafa, e cila është pjesë e televizionit ATV.

Asaj i është besuar moderimi i lajmeve në këtë kanal, teksa përveç mënyrës së prezantimit, ajo ka marrë vëmendje edhe me dukjen e saj.

Foto: Elena Tafa/Instagram

Bukuroshja Tafa krahas paraqitjes në televizion, duket se ka një ndjekje të madhe edhe në rrjetet sociale.

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram ka mbi 11 mijë ndjekës, me të cilët shpesh ndan fotografi të ndryshme atraktive nga jeta e saj.

Nga angazhimi i saj në punën që bën, duket se nuk ka dyshime që ajo do të jetë një nga fytyrat e së ardhmes të televizionit. /Telegrafi/

Foto: Elena Tafa/Instagram

 

Foto: Elena Tafa/Instagram

 

Foto: Elena Tafa/Instagram
Exit mobile version