Rita Ora ka kohë që nuk ka publikuar këngë të re.
Por, për të qen sa më afër fansave ajo po përkujdeset të publikojë fotografi dhe video në rrjetet sociale.
Një të tillë e ka publikuar edhe në Instagram teksa këngëtarja shqiptare shihet kur ka qenë fëmijë, transmeton Telegrafi.
Në fakt, sot ka ditëlindjen motra e këngëtares, Elena, e cila përkujdeset shumë për karrierën muzikore të Ritës.
“Çfarë të bëj pa ty? Vetëm Zoti e di. Çdo gjë që kam është falë teje. Ne e kemi ndërtuar këtë së bashku dhe do të vazhdojmë përgjithmonë! Jam shumë krenare për ty. Urime ditëlindjen motër!”, ka shkruar ndër të tjerash Rita në Instagram. /Telegrafi/