Site icon Telegrafi

ELEM Turs e merr kundërpërgjigjjen për Kodrën e Diellit (Foto)

Iniciativa ”Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka reaguar ndaj qëndrimit të kompanisë ELEM turs në lidhje me protestën e fundit në Kodrën e Diellit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Kjo është përgjigjja e Elem Turs për protestat në Kodrën e Diellit

Nga kjo iniciativë thonë ”Mungesa e investimeve në Kodrën e Diellit është evidente, dhe shihet çdo ditë nga çdo vizitor. Përfaqësues të Elem Turs kanë informacionet tona të kontaktit, andaj ne presim që ata të bëjnë ftesë zyrtare për takim jo përmes mediave, dhe jo thjeshtë për të shkëmbyer mendime, por për të sqaruar arsyet e dështimit, dhe për të prezantuar korniza të sakta kohore mbi investimet që detyrohen ti kryejnë.”

Më herët iniciativa ”Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka organizuar një konferencë për media ku kanë paralajmëruar reagime më të ashpra për të rregulluar Kodrën e Diellit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Filloi beteja për Kodrën e Diellit (Foto/Video)
Exit mobile version