Kompania shtetërore ELEM, më 4 korrik të këtij viti në ankand ka shitur tepricat e energjisë elektrike në vlerë prej 2.079.000 euro. Kurse janë shitur 35.400 megavat.
Drejtori për prodhimtari në ELEM, Bllagojçe Trpovski, tha se çmimi mesatar që është arritur në ankand ka qenë 58.73 euro për megavat në orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shitja është ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë është shitur energji elektrike për muaji gusht, bëhet fjalë për elergji elektrike ditore prej orës 08:00 deri 20:00 vetëm në ditët e punës. Për këtë pjesë çmimi fillestar i ankandit ka qenë rreth 62 euro, ndërsa kanë marrë jesë shtatë kompani, kurse çmimi më i lartë ka qenë 65 euro për megavat orë”, tha Trpovski.
Ai shtoi se në pjesën e dytë është shitur energji elektrike si bazë për muajin shtator, por nuk ka pasur interesim të madh.
Përndryshe, në katër ankandet që ELEM ka shitur energji elektrike nga fillimi i këtij viti, janë shitur 205.560 megavat orë, ndërsa fitimi i kompanisë ka qenë 10.799.558 euro./Telegrafi/