Furnizimi me energji elektrike po zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe në pajtim me nevojat. Gjatë 24 orëve të fundit është vërejtur konsum i shtuar i rrymës për mbi 30% në krahasim me të zakonshmen për këtë periudhë, informoi sot SHA ELEM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Për konsumatorët e tregut rregullator janë dërguar 21.459 Mwh prej të cilave 17.859 Mwh apo 83% janë siguruar nga kapacitetet vendore elektroenergjetike të SHA ELEM, ndërsa 3.600 Mwh, përkatësisht 17% janë furnizuar nga importi. Për 11 ditët e para të këtij viti, prodhimi vendor është tejkaluar për 8.39% në krahasim me të planifikuarën në bilancin energjetik’, sqaron ELEM.
Për sot, siç informon SHA ELEM, nuk është paraparë furnizim plotësues i energjisë elektrike, ndërsa nevojat e plota të konsumatorëve në tregun rregullator janë siguruar përmes prodhimit nga kapacitetet vendore elektroenergjetike, njofton AIM.
Furnizimi i energjisë elektrike që po bëhet në këtë periudhë në kushte të konsumit rekord dhe temperaturave ekstreme të ulëta nuk do të ndikojë ndaj çmimit të rrymës për amvisëritë dhe për ekonominë e vogë, potencon SHA ELEM. /Telegrafi/