Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ishte sërish në qendër të vëmendjen me një paraqitje të radhës.
Krijuesja e shumë hiteve pas pushimeve në Shqipëri dhe Spanjë është rikthyer me angazhime të tjera dhe këtë herë mori pjesë në eventin e “YSL” në Paris imazh I të cilit për prej kohësh.
26-vjeçarja arriti të ishte në fokus fal elegancë dhe veshjes me shumë shije në mbrëmjen gala teksa shkëlqente me dukjen.
E veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë te zezë me një lule me ngjyrë vjollcë teksa pjesa e dekoltesë që ishte e hapur ndërsa njëjta prerje ishte edhe në fund shpinë që kufizohej me një litarë të hollë.
Grimi të theksuar Dua ia shtoi shkëlqimin me flokët e zeza të kapura lartë dhe baluket të rëna sipër ballit.
“Një puthje franceze”, ka shkruar këngëtarja e hitit “Levitating” në mbishkrimin e imazheve që solli për miliona fansa në Instagram.
Ndërkohë, vlen të theksohes se krahas turneut botëror “Future Nostalgia”, Dua mbajti një koncert edhe në vendlindjen e saj, Prishtinë në kuadër të festivalit “Sunny Hill” në gushtin që lamë pas.
Përveç, Duas emra të tjerë që u bën pjesë e festivalit të themeluar nga këngëtarja dhe babai i saj, Dukagjin Lipa ishin edhe emra të tjerë me famë ndërkombëtare, J Blavin, Skepta dhe Diplo. /Telegrafi/