Ekzistojnë gola dhe aksione që ja vlenë të shikohen herë pas herë, disa për bukurinë e tyre, e disa të tjera për rëndësinë dhe një aksion i Busquetsit të shtunën gjatë ndërtimit të golit të parë i solli të dy këto elemente.
Mesfushori i Barcës mori topin në qendër në pjesën e fushës së tij dhe bashkëlojtaërt e tij tashmë ishin nisur në kundërsulm.
Në një stil që ta kujton Xavin, ai e pa që nuk ishte koha e duhur për të vazhduar tutje, për një moment u ndal në fushë.
Së pari një kthesë, më pas një tjetër, derisa e kuptoi se kur duhet ta lëshojë topin.
Rakitic u lirua dhe Busquets e lansoi topin perfekt te ai që do ta nxirrte Suarezin si golashënues.
Kovacic lejoi bashkëlojtarin e tij që të shkonte rejt golit pa u penguar dhe kështu ta lansojë topin te Roberto, i cili asistoi te Suarezi.
Aksioni i Busquetsit në fillim dhe lëvizja e tij janë tipike për një lojtarë që posedon kualitet dhe inteligjencë në aspektin e leximit dhe zhvillimit të një skenari sulmues.
/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tJ1gPSML1wg