Site icon Telegrafi

Elefantin që iu erdhi te dera, e ushqyen me banane para se ta përcjellin sërish (Video)

Gjyshja dhe mbesa e një familjeje që banojnë në Kerala të Indisë, elefantin që iu erdhi në derë të shtëpisë, e ushqyen me banane.

Meqenëse kafsha ishte këmbëngulëse dhe kërkonte të merrte çfarëdo që kishte në afërsi, ata e ushqyen para se ta përcillnin sërish, transmeton Telegrafi.

“Nuk ndodh shpesh, që në derë të shtëpisë të ju vijë  ndonjë elefant. Së paku jo për ne që jetojmë në banesa” ka thënë një komentues.

Mirëpo, duket se kjo nuk është hera e parë që këta familjarë vizitohen nga kjo kafshë.

“Mjaft për tani, eja sërish nesër” ka thënë gjyshja, duke lënë të kuptohet për vizitat e tij më të shpeshta. /Telegrafi/

Exit mobile version